Round table discussion on the issue of budgeting for the communities Roma, Ashkali and Egyptian in Kosovo


Round table discussion on the issue of budgeting for the communities Roma, Ashkali and Egyptian in Kosovo

Me 5 dhjetor, është mbajtur një tryezë diskutimi mbi çështjen e buxhetimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.

Në këtë tryezë u diskutuan disa pika që mund të ndihmojnë në buxhetim më të mirë për komunitete rom, ashkali dhe egjiptian.

Plani i veprimit i strategjisë për përfshirjen e komuniteteve rom dhe ashkali në shoqërinë kosovare 2017-2021 prezanton një listë të plotë të rezultateve të pritshme. Nga një rishikim i planit të veprimit, rezulton se jo të gjithë aktivitetet e përcaktuara në ‘Planin e Veprimit’ janë të mbuluara me alokime buxhetore. Disa mbështeten në donatorë (projekte bilaterale), disa në projektet e OJQve dhe disa mbeten për tu mbështetur nga buxheti i shtetit nëpërmjet programeve buxhetore të ministrive dhe komunave të ndryshme.

Vërehet në disa raste se buxheti i planifikuar nuk arrin shpenzohet tërësisht, ndaj dhe shumë shërbime, subvencione, transferta dhe investime mbeten të parealizuara, kjo për arsye të ndryshme, përfshi dhe mungesën e kapacitetit zbatues të institucioneve, por edhe si rrjedhojë e prioriteteve politike gjatë zbatimit të buxhetit.

Shpesh janë disa ministri që buxhetojnë/shpenzojnë për të njëjtin qëllim, por vetëm një ministri është e mandatuar dhe program buxhetor në përputhje me strategjinë kombëtare (planin e veprimit). Për shëmbull, programi i “Ndërtimit dhe renovimit të shtëpive” realisht përveç Ministrisë së Mjedisit, mbulohet edhe nga Ministria e Pushtetit Vendor, Ministria e Mirëqënies Sociale, Zyra e Komuniteteve, etj. Ndërkohë secila komunë ka buxhet me vete për ndërtim dhe renovim të shtëpive.

Mbledhja e informacionit për shpenzimet buxhetore për efekt raportimi ende realizohet në formë manuale, si rezultat i kontakteve dhe vjeljes së informacionit nga shumë organizata buxhetore, përfshi dhe komunat. Mbledhja e të dhënave buxhetore kërkon një koordinim efikas midis ministrive, por veçanërisht me 38 komunat.

Nuk ka asnjë tregues specifik për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kornizën Afat-mesme të Shpenzimeve (KAMSH) 2020-2022!

Është për tu vlerësuar, që organizatat buxhetore, përfshi disa ministri dhe disa komuna kanë alokime buxhetore konkrete për vitin 2020, për përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Buxhetet janë planifikuar brenda ‘programet buxhetore’, por edhe në ‘projektet kapitale’, por është e vështirë të identifikohen si të tilla.

Rekomandimet:

  1. Mbështetja e plotë buxhetore e “Planit të veprimit” për përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian me buxhet nëpërmjet rishikimit të “programeve buxhetore” dhe/ose “projekteve kapitale” në KAMSH 2021-2023.
  2. Sistemi i planifikimit të buxhetit dhe alokimit të buxhetit në bazën e “Programeve buxhetore” dhe ‘nën-programeve’ (KAMSH) duhet të mundësojë:
    1. Krijimin e ‘nën-programeve’ buxhetore specifike në funksion të kategorisë përfituese – komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, të paktën në programet buxhetore që ndikojnë në sektorët e: arsimit, punësimit, banimit, shëndetit, mirëqënies sociale, rikthimit, ndihmës juridike, etj.;
    2. Rekomandohet detajimi dhe vecimi i ‘Projekteve Kapitale’ ekzistuese në “Projekte Kapitale” të reja – që janë specifike për përfituesit e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
    3. Të mundësohet hapja e “kodeve të reja ekonomike’ për të identifikuar buxhetet që planifikohen në Planin e zotimit’ për përfituesit e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
  3. Organizatat buxhetore duhet të paraqesin në programet ose nën-programet e tyre buxhetore të paktën një (1) objektiv, i cili është i lidhur me strategjinë dhe “Planin e veprimit” për përfshirjen e Romëve dhe Ashkali, 2017-2021, kryesisht në programet buxhetore në sektorët më të rëndësishëm si: arsimit, punësimit, banimit, shëndetit, mirëqënies sociale, rikthimit, ndihmës juridike, etj.;
    1. Të përmirësohet hartimi I “Programeve buxhetore” të orientuar drejt rezultateve dhe performances,
  4. Të caktohen dhe të përfshihen “tregugesit e performancësspecifik për përfituesit e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në “programet buxhetore” kryesore. Kjo do të ndihmojë për të monitoruar dhe vlerësuar performancën dhe efiçensën buxhetore.