#MyVoteCounts


#MyVoteCounts

#VotaImeKaVlerë është një kampanjë e organizuar nga Rrjeti KOSINT 2020, i cili është rrjet i organizatave të shoqërisë civile që punojnë për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse të anëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në shoqërinë e Kosovës.

Kampanja #VotaImeKaVlerë synon të:

  1. të inkurajojë votuesit rom, ashkali dhe egjiptian të marrin pjesë në zgjedhje dhe të jenë pjesë e vendimmarrjes.
  2. të merr zotimin e kandidatëve për deputet për plotësimin e kërkesave të cilat do të ndikojnë në mirëqenien e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Është me rëndësi të theksohet se Kampanja #VotaImeKaVlerë është e fokusuar në rritjen e numrit të votuesve nga radhët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian por nuk anon kah asnjë parti në veçanti.

Rritja e numrit të votuesve do të bëhet përmes bisedave me pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian me ç’rast do merren edhe nënshkrimet e deklaratës me të cilën të gjithë njëzëri kërkojmë plotësimin e kërkesave si në vijim:

  1. Rritja e shkallës së punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në sektorin publik lokal dhe qendror të paktën deri 10% dhe atë në shkallë proporcionale të pjesëmarrjes së tyre në popullsinë e përgjithshme deri në vitin 2022;
  2. Rritja e nivelit të regjistrimit dhe përfundimit të arsimit fillor (90%) dhe sekondar (50%) të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian deri me 2022;
  3. Ndarja e buxhetit me kode specifike lokale dhe qendrore për adresimin e problemeve dhe prioriteteve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian deri në vitin 2022.

Me pjesëmarrje në zgjedhje, komunitetet rrisin mundësinë e realizimit të interesave të tyre kolektive, të cilat njëherit do të jenë pjesë e kërkesave për partitë politike në përgjithësi dhe kandidatëve për deputet në veçanti.

Sa më i madh të jetë numri i deklaratave të nënshkruara aq më shumë do të ketë jehonë kjo kampanjë, e cila mund të bëjë presion më të madh për plotësimin e këtyre kërkesave nga cilëtdo kandidatë të cilët fitojnë në zgjedhje.

Nuk ka rëndësi për kë votojmë, por ka shumë rëndësi që të dalim dhe të votojmë. Përveç që nuk lejojmë që vota jonë të keqpërdoret e kemi obligim, detyrë, por edhe të drejtë që me datën 06 Tetor, të shprehim vullnetin dhe dëshirën tonë, se kush duhet të qeverisë në Kosovë.

Kjo kampanjë do të vazhdojë punën edhe pas zgjedhjeve duke kërkuar llogaridhënie nga kandidatët të cilët do të qeverisin vendin për plotësimin e këtyre kërkesave. Me këtë nuk premtojmë se këto kërkesa do të plotësohen por do të mundohemi të bëjmë presion sa më të madh në mënyrë që këto kërkesa të plotësohen.