Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve

Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (VoRAE) që nga prilli i vitit 2011 është e përkushtuar që të përmirësojë jetën e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, duke qenë se janë tri komunitetet më të margjinalizuara në Kosovë, dhe të mbështes integrimin e tyre në shoqërinë kosovare duke avokuar për të drejtat e tyre, kushtet e jetesës dhe gjendjen e përgjithshme para autoriteteve vendore dhe atyre ndërkombëtare ose organizatave të ndryshme.

Fokusi kryesorë i VoRAE është:

  • Përmirësimi i gjendjes së arsimit tek fëmijët e këtyre tri komuniteteve përmes Qendrave të Edukimit për mësim shtesë dhe Programit të bursave
  • Përmirësimi i kushteve të banimit
  • Ofrimi i trajnimeve profesionale dhe soft-skills, lobimi për punësimin e komuniteteve tek institucionet shtetërore dhe kompanitë private
  • Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut
  • Rritja e besueshmërisë dhe transparences në mes të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian si dhe institucioneve qëndrore dhe atyre lokale të vendit.

www.vorae.org

https://www.facebook.com/voiceofrae