Diskutim Publik në Graqanicë


Diskutim Publik në Graqanicë

KOSINT ka realizuar diskutimin publik në Graqanicë ku të pranishëm ishin 23 pjestarë nga komunitetet dhe nënkryetari për komunitete i komunës së Graqanicës, i cili prezantoi të gjitha planet për vitin 2022. Në takim mori pjesë edhe zëvendësministri i Ministrisë e Kthimit. Gjatë diskutimit publim jane përmend problemet me të cilat ballafaqohen:

Banorët nga Preoci prioritet i dhanë rrugës deri te varrezat, e cila është e pakalueshme dhe kërkuan nga Komuna që ta rregullojë këtë çështje.

Një nga problemet u diskutua dhe legalizimi i shtëpive, ku të pranishmit kërkuan që komuna të lirohet nga pagesa për legalizim.

Komunës së Graçanicës iu kërkua gjithashtu që të ndërtohej një park për fëmijët në Preoc.

Tema e punësimit ishte një nga temat e diskutuata se ka një vend te lire në zyrën për komunitetet në Komunë ku do të bëhet lobim që një nga komunitetet pakicë të punësohet. Zëvendësministri për Komunitete tha se rrugët në lagjen e romëve në Graqanicë këtë vit do të asfaltohen.

Këto diskutime publike janë duke u realizuar në kuadër të programit KOSINT, të mbështetur nga RIO dhe të implementuar nga partnerët Syri i Vizionit, BSFK, RADC dhe VoRAE.