Komuniteti rom, egjiptian, dhe ashkalinjë kërkojnë llogari në institucionet lokale!


Komuniteti rom, egjiptian, dhe ashkalinjë kërkojnë llogari në institucionet lokale!

Në kuadër të projektit KOSINT i cili zhvillohet në komunat më të mëdha të Kosovës, janë organizuar takimet në komunat Pejë, Fushë Kosovë, Prizren, Gjakovë, dhe Ferizaj. Këto takime u organiauzuan në hapsirat e komunave të qyteteve përkatëse.

Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë disktuimi i buxheteve komunale, specifikisht ndarja buxhetore komunale dhe projektet që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve që duhet të jenë të inkorporuara në kuadër të buxhetit komunal. Në këto takime ishin pjesëmarrës drejtoret e financave, urbanizmit, shërbimeve komunale, drejtoret e administratës si dhe zyrtarët e komuniteteve, gjithashtu edhe përfaqësues të komuniteteve gra burra dhe të rinjë.

Përfaqësuesit e komuniteteve kanë kërkuar llogari për ndarjen buxhetore specifike, për prioritetet e përfshira në buxhetet komunale, përfitimet e komuniteteve rom egjiptian dhe ashkalinjë në kuadër të buxhetit komunal, ku shumica e projekteve ku janë përfshirë komuniteti janë projekte kapitale, si rrugët, ndriçimi, ujërat e zeza etj.