Konferencë Rajonale: Zhvillimi i politikave të punësimit dhe fuqizimit të rolit të komuniteteve Rom, Egjiptian dhe Ashkali


Konferencë Rajonale: Zhvillimi i politikave të punësimit dhe fuqizimit të rolit të komuniteteve Rom, Egjiptian dhe Ashkali

KOSINT organizoi Konferencë Rajonale: Zhvillimi i politikave të punësimit dhe fuqizimit të rolit të komuniteteve Rom, Egjiptian dhe Ashkali.

Në këtë konference pjesëmarrës ishin z. Elbert Krasniqi Ministër i Ministrisë së Administratës të Pushtetit Lokal (MAPL), z. Habit Hajredini, drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë (ZQM), drejtues të Zyrave të Komuniteteve dhe Kthim nga komuna të ndryshme të Kosovës, dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjatë konferencës z. Krasniqi theksoi që “Angazhimi jonë është aktiv në mënyrë që të bëjmë një zgjidhje e cila është jo shumë e largët në afate kohore, por edhe të kemi kohën e mjaftueshme që ky problem të zgjidhet. Si MAPL avancimi i të drejtave të komuniteteve është një prej prioriteteve tona. Në vazhdimësi me kryetarët e komunave kemi pasuar këtë qasje që të bashkëpunojmë që edhe ne të kryejmë pjesën e obligimeve dhe ata të kenë më lehtë ofrimin e shërbimeve më të mira për komunitetet, punësimi vazhdon me qenë një prej temave kryesore të diskutimeve tona. Prej kur e kemi marrë mandatin menjëherë kemi krijuar një instrument i cili është për financimin e projekteve kapitale në nivel lokal, i cili parasheh drejtpërdrejtë bashkëpunimin e MAPL-së me zyrat lokale për komunitete”

Në vazhdim, z. Hajredini theksoi “Ta forcojmë këtë gamën institucionale lokale që punon në fushën e të drejtave të njeriut. Kur ka komunikim të përditshëm në këto sektor, natyrisht shkëmbimi i informatave dhe dokumenteve është i rëndësishëm. Punësimi është një prej sfidave kyçe më të mëdha që e kemi në vend duke ditur se papunësia dhe aspekti social ekonomik i vendit nuk është për t’u dëshiruar dhe godet grupet më të ndjeshme. Ne kemi biseduar për të parë mundësinë që të fusim një mekanizëm që ka me nxit dhe promovuar punësimin e tri komuniteteve që ndërlidh gjithë spektrin institucional duke përfshirë edhe atë të nivelit lokal. Mendoj se kjo ka me qenë e efektshme për të rritur punësimin e komuniteteve”

Përfaqësuesit e komunave, ndër të tjera, shprehën brengat e tyre në lidhje me përgjegjësite e tyre si Zyre të Komuniteteve dhe Kthimit. Ata thanë se i kanë përgjegjësitë e caktuara, mirëpo pranojnë kërkesa nga më të ndryshme nga komunitetet minoritare, që i takojnë departamenteve të tjera.

z. Krasniqi theksoi që në takime me kryetarët e komunave edhe kjo cështje është një ndër temat kryesore që po disktuohet, që këto zyra të mos tejngarkohen.

Si përfundim të gjithë të pranishmit u pajtuan se duhet bashkëpunim mes Qeverisë Qendrore, Lokale, dhe Shoqërisë Civile që të ngrisim numrin e të punësarve dhe të fuqizimit të rolit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.