Ligjeratë publike për historinë Rome


Ligjeratë publike për historinë Rome

Për nderë të 8 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve, KOSINT organizoi ligjeratë publike për historinë Rome e mbajtur nga prof. Avdi Misini. Ligjerata u mbajt në shesh ku u dëgjua nga shumë qytetarë. Gjithashtu u shpërndanë edhe fletushka për qytetarë.

Më poshtë janë të shkëputura disa informata nga ligjerata për historinë Rome:

Kongresi i Parë Romë është mbajtë me 7-12 Prill të vitit 1971 në Chelsfield, që gjendet afër Londrës. Në atë kohë, delegatë prej 14 shteteve kanë marrë pjesë në këtë takim. Prej Kosovës, respektivisht Prizrenit, i vetmi delegat që ka marrë pjesë në këtë Kongres, ka qenë prof. Nysret Seharsoy.

Kongresi i parë Romë ka sjell disa konkluza të cilat kanë dhënë kahjen historike në organizimin ndërkombëtarë të lëvizjes Rome. Flamuri i lëvizjes ndërkombëtare Romë rrjedh prej flamurit i cili është përdor gjatë procesit të negociatava të kongresit në Bukaresht më 1933. Flamuri i njëjtë është përdor prej Komitetit Nderkombëtarë Romë në Francë. Origjinalisht ky flamur ka qenë vetëm më ngjyrë të kaltërt dhe të gjëlbërt. Ngjyra e kaltërt simbolizon qiellin dhe e gjelbërta tokën. Rrota e kuqe (e ashtuquajtura Chakra e Ashok-ut) është shtuar si simbol i vendlindjes së Romëvë – India, gjatë kongresit të Londrës.

Poashtu, është marr vendim të përdoret emri ROMË në vend të fjalës gipsy, magjup, etj. Në anën tjetër, në këtë kongres është arritë një bashkëpunim me OKB (Organizatën e Kombeve të Bashkuara ), posaqërisht me UNESCO-n i cili kujdeset për trashigimin kulturore ndërkombëtare.

Në këtë kongres është miratuar edhe himni Romë Gjelem – Gjelem, kënga e cila karakterizon historinë e hidhët të Romëvë gjatë luftës së dytë botrore. Kjo këngë në tekstin e vet, në mënyrë simbolike kërkon të drejtën e më se 500.000 viktimave Romë të ekzekutuar gjatë luftes së dytë botërore.

Sot, Romët janë të përfaqësuar në OKB përmes statutit të vëzhguesit, i cili ushtrohet nga Unioni Ndërkombëtar Rom (IRU).

Romët janë të perfaqësuar në Këshillin e Europes dhe inistitucionet tjera Europiane (Komisioni Europian, Parlamenti Europian, etj.) përmes Forumit Europian të Romëve dhe të Udhëtarëve si dhe vet Deputetëve Romë në Parlamentin Europian.