Ulja e pragut të kalueshmërisë të testit për aplikuesit nga komunitetet pakicë në polici


Ulja e pragut të kalueshmërisë të testit për aplikuesit nga komunitetet pakicë në polici

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka kërkuar që pragu i kalueshmërisë të testit me shkrim prej 70 për qind sa ka qenë, të ulet në 50 për qind për pjesëtarët e komunitetit turk.

Kryeministri Ramush Haradinaj propozoi që një gjë e tillë të vlejë jo vetëm për komunitetin turk mirëpo edhe për komunitetet tjera pakicë.

Andaj, nga këto kërkesa Qeveria ka nxjerrë rekomandimin Nr. 11/67, me 2 tetor 2018, që ta ulë pragun e kalueshmërisë të testit me shkrim prej 70 për qind, në 50 për qind për komunitetet pakicë në Kosovë.