Balkan Sunflowers Kosova

Balkan Sunflowers Kosova (BSFK)

Balkan Sunflowers Kosova është shoqatë joqeveritare dhe joprofitabile që ka për qëllim gjithëpërfshirjen e grupeve të margjinalizuara në Kosovë, dhe fokus të veçantë i ka komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Objektivat Balkan Sunflowers Kosova janë:

  • Përmirësimi i zhvillimit arsimor, social, psikologjik, shëndetësor, emocional dhe intelektual;
  • Avokimi dhe ndërmjetësimi për të drejtat e njeriut të grupeve të margjinalizuara;
  • Ndryshimi dhe mbështetja e fuqizimit pozitiv të komunitetit përmes hulumtimit, avokimit, trajnimeve, mentorimit, vullnetarizmit dhe zhvillimit inovativ të programit.

Njohuria e BSFK për sfidat me të cilat ballafaqohen komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, dhe përvoja e fituar gjatë implementimit të projekteve të ndryshme në përmirësimin e jetës së këtyre komuniteteve është pasuri e madhe dhe ka kontribuar në arritjen e objektivave të BSFK.

https://www.facebook.com/balkansunflowers/

http://www.balkansunflowers.org/