Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptiase në Kosovë (RROGRAEK) ka filluar zbatimin e aktiviteteve me ndihmën e Qendrës për Studime Gjinore të Kosovës që nga viti 2007.
RROGRAEK është e angazhuar për të mbështetur vazhdimisht integrimin dhe promovimin e të drejtave të grave nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptias në Kosovë. Vizioni ynë për të përmbushur këtë mision është me anë të trajnimeve intensive për ngritjen e kapaciteteve, trajnime për avokim dhe lobim të cilat do të forcojnë përfaqësimin e grave në qeverisjen lokale dhe qendrore; takime me OJQ tjera dhe grupet e interesit në Kosovë duke gjetur bazat e përbashkëta të bashkëpunimit dhe promovimin e dialogut ndër-etnik, shkëmbimin e përvojave dhe informacioneve me OJQ-të tjera në nivel lokal dhe global;
Misioni i RROGRAEK është të mbështesë, të integron dhe promovon të drejtat e grave dhe vajzave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas në shoqërinë kosovare.