Përshkrim i shkurtër i organizatës
Syri i Vizionit është organizatë e shoqërisë civile e cila synon të promovojë demokracinë lokale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën e vendit në Kosovë. Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për praktika demokratike, Syri i Vizionit i jep rol të veçantë promovimit të qeverisjes së mirë, transparencës dhe pjesëmarrjes në sfera të ndryshme të shoqërisë civile.
Si OJQ lokale, Syri i Vizionit zyrtarisht është regjistruar në shtator të vitit 2001, por ajo ka filluar të veprojë qysh në vitin 1999 si Organizatë me Bazë në Komunitet (OBK) në komunën e Pejës. Syri i Vizionit ka arritur shkallë të lartë profesionalizmi, si dhe ka zbatuar një spektër të gjerë të projekteve të llojllojshme, duke e dëshmuar kështu veten si një aktor të vërtetë të shoqërisë civile në Kosovë.
Misioni:
Mbështetje për komunitetin nëpërmjet informimit, avokimit dhe zhvillimit të aftësive të individëve, grupeve joformale, organizatave, institucioneve, donatorëve dhe rrjeteve.
Fushëveprimi i organizatës:
https://www.facebook.com/SyriiVizionit/